ITALI- Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar në provincën e Cecinas, pasi u kap duke bërë tregti lëndësh narkotike në shtëpinë e tij në Marina di Cecina. Pasi policia italiane zbuloi vendndodhjen e banesës së shqiptarit dhe mbërriti atje, ata panë se dy persona sapo kishin dalë nga shtëpia dhe zbuluan se ata kishin blerë atje 5 doza kokaine.
Pas kësaj, nisi kontrolli brenda shtëpisë së 34-vjeçarit ku policët gjetën 625 gramë kokainë dhe 2360 euro cash, të përfituara nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës të cilat u sekuesturan. Pas përfundimit të veprimeve të policisë, 34-vjeçari shqiptar u dërgua në paraburgim.