/ATSH-AFP/ - Karabinierët italianë arrestuan sot 40 mafiozë të dyshuar, kryesisht në veri të Italisë, por që i përkisnin klaneve të Ndranghetas, mafias të Kalabrisë, akuzuar për shantazh ndaj ndërmarrësve lokalë.
"Ne kemi identifikuar 500 episode shantazhi nga viti 2008 deri në vitin 2014, shumë prej të cilëve, në pjesën më të madhe të rasteve, nuk janë denoncuar nga viktimat, deklaroi gjyqtari, Paolo Storari, një prej zyrtarëve të hetimit.
Arrestimet, 37 persona të burgosur dhe tre me arrest shtëpie, kanë të bëjnë kryesisht me anëtarët e tre klaneve që ndodhen në rajonin e Comos dhe Leccosdy, qytete industriale në veri të Milanos, por pjesëtarë të familjeve kriminale kalabreze duke treguar gjithashtu infiltrimin e mafias në rajonet e pasura në veri të vendit, pavarësisht origjinës së tyre territoriale.
Hetimi ka zgjatur rreth dy vjet me ndihmën e përgjimeve telefonike dhe mikrokamerave të fshehura në vendet e takimit të mafiozëve.
"Për herë të parë ne kemi regjistruar drejtpërdrejt procesin e betimit mafiozëve që zotohen për besnikëri ndaj grupit të tyre", nënvizoi Ilda Boccassini, një gjyqtare e njohur që po merret me këtë hetim.








