Itali/ Policia bllokon kamionin grek me 67 kg kokainë

Itali/ Policia bllokon kamionin grek me 67 kg kokainë

Droga e sekuestruar

Një shofer grek 46-vjeçar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për trafik droge.

Gjatë një kontrolli të kryer nga efektivët e policisë në autostradën A22 në zonën e Trentos, ata kanë gjetur një sasi të konsiderueshme kokaine në kamion (60 pako me peshë totale 67 kg, e cila kap vlerën prej 5 milionë eurosh).

Thuhet se automjeti me targa greke erdhi nga Holanda. Mirëpo ky itinerar nuk është i panjohur për autoritetet pasi edhe në të kaluarën shumë kartele kanë ndjekur këtë rrugë për të transportuar drogën.

Sipas mediave greke kamioni është sekuestruar, ndërsa shoferi ende nuk ka pranuar të tregojë se cili ishte destinacioni i ngarkesës.

 

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar