BERGAMO - Nuk i ndalon postbollokut, një shqiptar është vrarë nga policia italiane në Bolgara në rrugën e Paloscana. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 02:30 minuta të ditës së djeshme dhe viktimë mësohet se ka mbetur 27 vjeçari nga Shqipëria, Behxhet Bushi. Ndërkaq që dy persona të tjerë që ndodheshin me të janë larguar me vrap.

 Lajmi është bërë i ditur nga media italiane, të cilat kanë theksuar faktin se, viktima ka goditur me makinë edhe një polic. L’Eco di Bergamo, shkruan se, një prej karabinierëve që ndodhej në postbllok ka bërë shenjë për të ndaluar makinë, por shqiptari në vend që të ndalonte ka shtuar shpejtësinë dhe ka përplasur në këmbë atë.

Karabinieri, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka qëlluar një plumb që e ka kapur shqiptarin në toraks, duke i sjellë edhe vdekjen e menjëhereshme. Bushi ishte duke udhëtuar me një makinë Mercedes në momentin kur është qëlluar. Edhe pse është qëlluar makina kishte ecur edhe për disa metra deri sa është ndaluar.

Ndërsa Bushi ishte duke luftuar me jetën, dy persona të tjerë janë larguar me vrap nga vendi i ngjarjes. Policia kishte qëlluar në ajër që ata të ndalonin, por mësohet se janë zhdukur nëpër zonën ku ka ndodhur ngjarja. E gjithë ngjarja ka ndodhur pas një grabitjeve që dyshohet se kishin bërë tre shqiptarët.

Karabinieri italian do të gjykohet për vetëmbrojtje, ndërsa trupi i Bushit është dërguar në morg ku do ti nënshtrohet edhe autopsisë për të sqaruar shkakun e vdekjes. Karabinierët kanë bërë të ditur se, në makinë kanë gjetur edhe sendet e vjedhura nga shqiptarët.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)