Në një kontroll të policisë Italianë është bërë i mundur zbulimi i një shume të konsiderueshme parash false të një shtetasi shqiptarë me inicialet G.D.

26-vjeçari jetonte në zonën e Aronaa dhe ishte me dokumenta të rregullta Italiane. Ai punonte në diskotekën “La Rocchetta”, ku policia ka bërë dhe verifikimet përkatëse.

Bëhet fjalë për një shumë prej 2.700 euro false të kapura. Ai është vënë menjëherë në prangat e policise dhe pritet të merret menjëherë vendimin për të. Akuza që do të rëndojë mbi të është ajo e falsifikimit të parave dhe të dokumentave.

Dyshohet se shqiptari do të tentonte ta transferonte këtë shumë parash në vende të tjera. Dyshohet se shqiptari do të ndihmohej edhe nga një person tjetër me inicialet A.A për transferimin e shumës së parave të falsifikuara.


Redaksia Online
(o.b/Shqiptarja.com)