Itali, pranga bandës së diskotekave
arrestohen 4 shqiptarë e 2 italianë

Itali, pranga bandës së diskotekave<br />arrestohen 4 shqiptarë e 2 italianë
VIÇENZA - Ishte banda e vjedhjes së diskotekave. Ata e bënin jetën natën. Ditën flinin gjumë, pasi duhej që të pushonin dhe të rikuperoni forcat. Vetëm në darkë ata dilnin dhe shkonin nëpër bare dhe nisnin “të punonin”. Dhe për arrestimet, karabinierët kanë pritur orën 9 të mëngjesit, kur grabitësit kishin shkuar për të fjetur.

Të arrestuarit duhet që të përgjigjen për disa akuza, si grabitje, tentativë grabitje, plagosje, mbajte e armëve pa leje, vjedhje dhe riciklim parash. Në pranga kanë përfunduar katër shqiptarë dhe dy italianë.

Të arrestuar janë: Ermir Maskulli, 38 vjeç, kreu i grupit të grabitësve, Edmond Arra, 24 vjeç, Xhemal Boni, 34 vjeç, Bektash Qerimi, 29 vjeç; Giuseppe Matta, 40 vjeç, nga Palermo por banues në Torri di Quartesolo dhe Lorenzo Zanandrea, 43 vjeç, banues në Lonigo.

Këta dy të fundit janë dy ish-punonjës të kompanisë private “Pantera”. Të gjithë të arrestuarit janë të ardhur në Viçenza. Gjithashtu janë edhe disa italianë dhe shqiptarë të tjerë që po hetohen në gjendje të lirëdhe mes tyre është edhe një grua e cila kishte punuar në një prej diskotekave të grabitura.

Gjatë operacionit ku janë arrestuar pesë personat që akuzohen për grabitje, kanë marrë pjesë 100 karabinierë, qenë, helikopterë. Hetimi ka zgjatur një vit.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit