Itali, pranga dy shqiptarëve
për 2 milionë euro kokainë

Itali, pranga dy shqiptarëve<br />për 2 milionë euro kokainë
ROMË - Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga policia pasi janë kapur me 2 milionë euro kokainë e pastër. Policia italiane, ka bërë të ditur se, gjatë një operacioni blic në një banesë në lagjen Pietralata në Romë, janë bllokuar 13 kilogramë kokainë e pastër, 1 armë pistoletë “Bereta”, 7.65 milimetra dhe 25 mijë euro kesh. Gjatë këtij aksioni, policia ka sekuestruar edhe 10 kilogramë lëndë përzierës.

Në pranga janë vënë dy shqiptarë me inicialet X. B.,28 dhe A. M., 33 vjeç. Gjatë kontrolleve, policia ka sekuestruar edhe mjetet, një çekiç dhe një krik, me të cilët bëhej gati kokaina me qëllim që të shitej për klientët. gjithashtu janë gjetur edhe disa lloje telefonash dhe skeda numrash telefoni, që përdoreshin për të organizuar shitjen e lëndës narkotike.

Droga e pastër, prej 13 kilogramë kokainë, nëse do të nxirrej në treg për tu shitur, çmimi i saj do të shkonte në 2 milionë euro. Dy shqiptarët tani duhet që të përballen me akuzat e “prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike”, si dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Pistoleta është gjetur në gjendje shumë të mirë, gati për të qëlluar, thotë policia italiane. Sipas tyre, arma do të dërgohet në laborator me qëllim për të parë nëse me të është kthyer ndonjë krim apo jo, gjatë muajve të fundit në kryeqytetin italian. Dy shqiptarët, aktualisht gjendjen në burgun e Rexhina Koelit, në pritje të gjykatës, për tu njohur me masën e sigurisë.
 
kokaine e sekuestruar
(Në foto: Droga dhe materialet e sekuestruar nga policia)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, Rama: Grupe me menaxherë të huaj do asistojnë QSUT! Autonomi spitalore, mjekët pagesë sipas performancës

Skandali te Onkologjiku, Rama: Grupe me menaxherë të huaj do asistojnë QSUT! Autonomi spitalore, mjekët pagesë sipas performancës