Itali, pranga dy shqiptarëve për
30 mln euro drogë në laborato

Itali, pranga dy shqiptarëve për<br />30 mln euro drogë në laborato
ÇEZENA - Një shtëpi e izoluar në Çezena fshihte një rafineri të vërtetë droge që është zbuluar nga Guardi di Financa e Riminit. Gjatë operacionit të koduar, “100 për qind”, është sekuestruar 101 kilogramë lëndë narkotike, prej të cilave 24 kilogramë heroinë e pastër, 67 kilogramë heorinë dhe 10 kilogramë kokainë.

Gjithashtu është sekuestruar edhe 170 kilogramë përzierës të lëndëve narkotike.

Laboratori drejtohej nga dy shqiptarë, me inicialet M. R., 24 vjeç dhe F. E., 26 vjeçar, rezidentë në Rimini, të cilët janë vënë në pranga bashkë me italianion me inicalet B. M., 55 vjeç, sipërmarrës bujqësor dhe pronari i shtëpisë ku ndodhej laboratori, shkruan la Repubblica.

Gjithashtu ai ishte edhe personi që nuk lejonte njeri që të kalonte e të shkonte tek labaratori i drogës. Sipas policisë, dy shqiptarët dhe italiani ishin duke u përgatitur për të hedhur në treg lëndë narkotike me vlerë prej 30 milionë eurosh.

Operacioni i koduar, “100 për qind” kishte nisur pas një kontrolli të rastësishëm ndaj një shqiptari pa dokumete, që po drejtonte një makinë. Ai është ndaluar nga policia e Riminit dhe pasi e ka vëzhguar ka vënë re se, ai udhëtonte mes Riminit dhe zonës ku ndodhej banesa.

Hetimet ishin përqendruar tek dy shqiptarët që më pas kanë çuar policinë të zbulonte laboratorin e drogës.

Të shtunën është organizuar edhe operacioni. Guardia di Financa kishte ndërhyrë disa orë pasi dy shqiptarët kishin hyrë në banesën ku ishte vendosur laboratori. Policia i kishte gjetur dy shqiptarët duke punuar në laboratorin klandestinë.
droga forli
(Në foto: Droga e sekuestruar nga Guardi di Financa)
Ata përdornin centrifuga dhe stampa dhe e ndanin lëndën narkotike në sasi prej 500 gramësh ose 1 kilogramë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Çfarë pritet nga zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar?

Çfarë pritet nga zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar?