Itali, pranga mjekut gjinekolog
përdhunoi pacienten shqiptare

Itali, pranga mjekut gjinekolog<br />përdhunoi pacienten shqiptare
NOVARA - Arrestohet një mjek italian pasi akuzohet për përdhunim. Gjinekologu italian, Carlo Gambaro, 62-vjeç është vënë në pranga gjatë ditës së djeshme pasi është denoncuar nga një shqiptare, se ishte përdhuar. Ngjarja ka ndodhur në Novara të Italisë. 19-vjeçarja ka depozituar në polici dëshminë e saj duke akuzuar mjekun për dhunim seksual.  

Në dëshminë e vajzës shqiptare, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, pas bërjes së ekografisë, mjeku kishte filluar ti bënte pyetje personale. Ai e kishte pyetur se çfarë tip marrëdhëniesh seksuale preferonte dhe më pas kishte abuzuar me të renë, shkruan agi.it.

E tronditur nga ngjarja, e reja fillimisht kishte kërkuar këshilla nga disa mikesha të saj, për të  mësuar nëse kjo sjellje e mjekut ishte normale. Menjehërë pas marrjessë denoncimit, Kuestura e Novarës kishte nisur hetimet dhe ka zbuluar edhe dy raste të tjera abuzimi. Ato janë dy vajza 29 dhe 19 vjeçe, edhe këto të huaja.

Gjatë hetimeve, është zbuluar se në lidhje me këto veprime të këtij mjeku kishte fjalë prej vitesh, duke nisur që nga vitet ’90, por nuk kishte pasur asnjë denoncim.  

“Nga hetimet kemi mësuar se shumë prej grave që janë vizituar tek ky mjek, janë ankuar për këto lloj sulmesh, por pa e denoncuar asnjëherë atë. Zakonisht ai sulmonte vajza e reja dhe të këndshme dhe mundësisht të huaja. Sigurisht që ka edhe vajza të tjera që janë sulmuar seksualisht dhe ne presim që të vijnë e të denoncojnë”,  ka deklaruar Silvia Passoni  drejtuesja e hetimeve në Kuesturën e Novarës.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e mungesës së jodit në organizëm, zbuloni produktet ku gjendet

Pasojat e mungesës së jodit në organizëm, zbuloni produktet ku gjendet