ITALI- Është arrestuar një shqiptar nga policia italaine për abuzim seksual të gruas së tij. Mediat italaine bëjnë me dije se i arrestuari është 40-vjeçari me inicialet B.A, i denoncuar në Policinë e Riminit nga gruaja e tij për abuzim seksual dhe dhunë fizike në sy të fëmijës së tyre në moshë të mitur.
Siç ka deklaruar gruaja, bashkëshorti i saj kishte ushtruar dhunë ndaj saj jo një herë të sy të të tjerëve.
Hetuesit kanë zbuluar se 40-vjeçari në 2013 kishte hyrë në dhomën gruas ku ajo ishte duke fjetur më fëmijën e tyre dhe me forcë e kishte detyruar të kryente marrëdhënie intime me të.
Ajo ka thënë se burri i saj ka abuzuar vazhdimisht me të dhe e ka kërcënuar. Ajo ka treguar se ka vite që burri ushtron dhunë ndaj saj për konflikte të vogla. Gruaja e dhunuar thotë se edhe kur ka pasur njerëz të tjerë në shtëpinë e tyre burri e ka tërhequr për flokësh në sy të të gjithëve.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com