Itali, pranga shqiptarit me 4 emra
kërkohej nga gjysma e Europës

NAPOLI - Arrestohet në Itali një shqiptar i kërkuar nga gjysma e policive të Europës.

Mëngjesin e sotëm karabinierët e Napolit kanë arrestuar Altin Vojkën, 37 vjeç, nga Shqipëria, pasi ishte denoncuar nga pronari i një vile për vjedhje në banesën e tij.

Sipas policisë, në kërkim janë edhe dy bashkëpunëtorët e Vojkës, të cilët nuk janë identifikuar ende.

Pas arrestimit të tij, policia ka zbuluar se, Vojka përdorte katër identitete të ndryshme për shkak se ishte i përfshirë në shumë aktivitete kriminale në vende të ndryshme të Europës.

Por aktiviteti i 37-vjeçarit është zbuluar pasi janë marrë shenjat e gishtërinjve. Ai ishte i kërkuar nga gjysma e vendeve të Europës, e në fakt ishte vënë nën hetimet dy vite më parë në Bolonja, por ja kishte të shpëtonte duke ndërruar identitet.

Ndaj Vojkës mësohet se rëndojnë akuza të ndryshme, si trafik droge, trafik femrash për qëllim prostitucioni, vjedhje, organizatë kriminale dhe trafik klandestinësh. Ndërkaq në datën 4 janar 2014 bashkë me dy bashkëpunëtorë kishin vjedhur në Romë një makinë BMW M3, në pronësi të një binzesmeneje.
 
altin vojka sendet
(Në foto: Sendet që i janë kapur Altin Vojkës)

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati