REGGIO EMILIA - I ardhur nga Shqipëria në fund të tetorit me një vizë të rregullt, dhënë prej ambsadës italiane në Shqipëri, arrestohet për shitje droge në Reggio Emilia.
Për vetëm pak ditë, pa ditur pothuajse asnjë fjalë italisht, ai kishte arritur të shpërndante 1.5 kg heroinë të tipit heroinë e njohur edhe si "Brown Sugar", me një vlerë tregu prej më shumë se 45 mijë eurosh, pra rreth 20 euro për gram.
Me sinjalizimin e disa qytetarëve dhe falë informacioneve të marra në terren, agjentët e e policisë në zonën e Reggio Emilias, kanë arritur të arrestojnë 22-vjeçarin shqiptar, Ibrahim Gjordumi, korrier i mbërritur në Itali me detyrën për të shpërndarë 2 deri në 3 kg lëndë narkotike.

(Foto: Shqiptari Ibrahim Gjorduni)
Droga, e mbërritur në Itali nga Shqipëria nëpërmjet Greqisë dhe Turqisë, e ka prejardhjen nga Afganistani. E përzjerë me paracetamol, me një peshë totale prej 5 kilogramësh, presupozohej të nxirrte rreth 7 mijë doza.
Në momentin e arrestimit i riu shqiptar mbante me vete shumë pak doza. Pas ndalimit të tij, policia ka shkuar në apartamentin ku po rrinte shqiptari në rrugën Zambonini të këtij qytetit, duke sekuestruar edhe pjesën më të madhe të lëndës narkotike që e kishtë bërë gati për ta shitur.

(Foto: Droga e sekuestruar)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com