Itali, pranga shqiptarit të arratisur
akuzohet për mbi 1 mijë vjedhje

Itali, pranga shqiptarit të arratisur<br />akuzohet për mbi 1 mijë vjedhje
ALEKSANDRI - Më shumë se 1 mijë vjedhje në të gjithë Italinë. Kjo është akuza që rëndon mbi një shqiptar të arrestuar gjatë ditës së sotme në Aleksandri, Itali, i cili ishte arratisur më parë nga burgu i Barit.

I arrestuari, është kreu i një organizate kriminale që akuzohet për vjedhje të shumta në Piemonte, Liguria, Lazio, Lombardi, Toskanë dhe Emilia Romagnia.  
 
Në ditët e kaluara, policia e Aleksandrisë ka arrestuar 5 shqiptarë të tjerë, të cilët akuzohen se janë pjesë e bandës kriminale. Të arrestuarit janë, Kreshnik Hoti, Gjovalin Pjetri, Artur Gjini, Artan Pjetri e Lulzim Mici.

Ndërkaq që janë vënë nën hetim 19 persona. Policia ka sekuestruar deri më tani 25 automjete, ndërsa vazhdojnë kontrollet.
 
Banda e shqiptarëve kishte vënë në shënjestër të saj, supermarketet dhe pikat e karburantit në të gjithë Italinë.

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot në Kosovë

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot në Kosovë