TERAMO - Prangoset një shqiptar pasi kapet me 30 kilogramë kanabis sativa. Arrestimi është bërë nga karabinierët e Alba Adriatika në Teramo, Itali. Vënia në pranga e shqiptarit, Serian Galica, 29 vjeç është bërë gjatë mbrëmjes së djeshme, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Galica, më parë kishte punuar në ndërtim ndërsa tani ishte i papunë dhe kjo ka bërë që policia të dyshojë për aktivitetet e tij. Ai akuzohet se është një nga furnizuesit e tregut të zonës. Ai ua jepte kanabisin shpërndarësve, të cilët më pas e shisnin.

Sipas policisë, kur të shitej vlera e lëndës narkotike arrinte në 300 mijë euro. Karabinierët kanë deklaruar se, me arrestimin e Galicës është ndërprerë një rrjet i furnizimit me lëndë narkotike në Teramo.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)