Itali, pranga të arratisurit
nga burgu, Taulant Toma

Itali, pranga të arratisurit<br />nga burgu, Taulant Toma
PARMA - Arrestohet Taulant Toma, 29 vjeç, i arratisur nga burgu i Parmës, Itali, në 2 shkurt të këtij viti, që ishte arratisja e dytë, pasi për herë të parë ai është arratisur nga burgu i Ternit në 2009.

Toma njihet si mik i afërt i Ilir Pajës, i njohur nga policia italiane si “UFO”, për shkak se është arratisur dy herë nga qelia. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i shërbimit antidrogë në ministrinë e Brendshme të Italisë.

“Kemi bërë të mundur arrestimin e Taulant Toma-s, i arratisur nga burgu. Toma është i dënuar nga drejtësia për grabitje dhe për arratisje nga burgu. Ai ishte arratisur bashkë me Valentin Frrokaj-n, i kapur në 15 gusht 2013, në një lokalitet në afërsi të Milano”, ka bërë të ditur kreu i policisë së burgjeve, Giovanni Tamburino.

Toma ishte dënuar për arratisjen e parë nga burgu i Ternit, Itali, në datën 9 tetor 2009 por në 22 dhjetor të po atij viti, ai ishte kapur nga policia.
 
KUSH ESHTE TAULANT TOMA
Rasti i arratisjes në shkurt i  Taulant Tomës nga burgu nuk është i vetmi, pasi ai është arratisur edhe më 9 nëntor të 2009 nga burgu i Ternit në Itali. Policia italiane e arrestoi 29-vjeçarin më 24 dhjetor 2009, bashkë me tre shqiptarë të tjerë nën akuzën e grabitjes së vilave në shtetin fqinj.

Toma është i njohur si njëri prej pjesëtarëve të bandës të Ilir Pajës, i njohur ndryshe nga policia italine si “UFO”, për shkak se ka arritur të arratiset dy herë nga burgjet italiane.  

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shfrytëzonin shtetase të huaja për prostitucion, në pranga 29 vjeçari, në kërkim motra e tij (EMRAT)

Tiranë/ Shfrytëzonin shtetase të huaja për prostitucion, në pranga 29 vjeçari, në kërkim motra e tij (EMRAT)