MILANO - Të rinj, gjithashtu të pamëshirshëm, të gatshëm për të bërë gjithcka, përfshirë rrëmbimin, rrahjen dhe terrorizimin e dy të moshuarve, ashtu siç edhe ndodhi më 13 tetor të vitit të kaluar në lagjen Missaglia në veri të Milanos.
Ata janë futur me forcë në vilën e një sipërmarrësi, duke e lidhur bashkë me bashkëshorten dhe duke i mbajtur të dy nën presion për gati 60 minuta makthi.
Në distancë prej 13 muajsh nga ajo mbrëmje karabinierët kanë arritur ti arrestojnë. Të arrestuarit janë Lili Kala 25 vjeç, vëllai i tij i madh, Sajmir Kala 30 vjeç, dhe Roland Çela 31 vjeç. Që të tre shqiptarë dhe të dyshuar si fajtorë.
Shqiptarët janë vënë në pranga nga karabinierët e Merates, të cilët kanë punuar mbi këtë operacion pa ndërprerje. Ata janë arrestuar falë tabulateve telefonike.
Një aktivitet i gjatë dhe i përpiktë, që i ka lejuar karabinierëve të Merate-s lokalizimin e celularëve të të dyshuarve të mundshëm, më pas për të shtrënguar rrethin, deri në identifikimin e përgjegjësve të inkriminuar.
Hetimet, të koordinuara nga prokurorja Cinzia Citterio, kanë mundësuar edhe hetimin e dy bashkëkombasve të tjerë të shqiptarëve, të moshës 26 dhe 27 vjec, ku ky i fundit gjendet i përfshirë edhe në një trafik prostitucioni.
Viktimat e sulmit, Vittorio Farina 72 vjeç dhe Maria Rosa Cazzaniga 73 vjec, pronarë të një ndërmarrjeje bujqësore, janë zënë në befasi në vilën e tyre, në rrugën Cascina Pila, në një zonë të izoluar. Bandidët i kishin lidhur të moshuarit këmbë e duar në një karrige, duke i keqtrajtuar e kërcënuar me pistoleta e pushkë, për ti detyruar sipërmarrësit të rrëfenin se ku gjëndej kasaforta e tyre.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

LAJMET MË TË VLERËSUARA