Itali, prishet ambulanca në
rrugë, vdes foshnja shqiptare

Itali, prishet ambulanca në<br />rrugë, vdes foshnja shqiptare
FIRENCE - Një vajzë shqiptare vetëm 8 muajshe ka ndërruar jetë në Firence, Itali, pasi ambulanca me të cilën po transportohej në spital është prishur në mes të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Firence, ndërsa familjarët kanë denoncuar në polici mjekët. Prokuroria e Firences ka nisur hetimet dhe ka marrë dëshmitë e tyre.

Vajza shqiptare 8 muajshe, ishte ndjerë keq, si pasojë e një krize në zemër dhe babai i saj, kishte njoftuar menjëherë spitalin. Në drejtim të banesës së shqiptarëve kishte shkuar një ambulancë.

Por gjatë rrugës në kthim për në spitalin e Massa, është prishur motorri i ambulancës që po transportonte vajzën e mitur.

Si pasojë i këtij defekti kishte rënë zjarr, por vajza ishte mbrojtur në një pjesë të izoluar të ambulancës, duke u mbajtur nën kujdes nga mjekët dhe infermierët. Vajza shqiptare është vendosur në një tjetër ambulancë që ka shkuar në ndihmë.

Por pasi kanë ndërruar ambulancën, e mitura shqiptare kishte ndërruar jetë, ndërsa kanë qenë të kota tentativat e mjekëve për ta kthyer në jetë.

Pas kësaj ngjarjeje, babai i vajzës ka bërë denoncimin në polici, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet. Babai i vajzës ka thënë për karabinierët se, “në pritje të ambulancës së dytë, unë dhe gruaja ishim afër vajzës, por nuk di të them nëse ishte gjallë, por sytë i kishte të hapur”.

Në orën 05:00 të mëngjesit vajza ishte dërguar në spital dhe pas një ore, një doktoreshë u kishte komunikuar prindërve shqiptarë që vajza e vogël nuk ja kishte dalë dot të mbijetonte.

ambulanca itali me logo 
(Në foto: Ambulanca ku po transportohej e mitura shqiptare)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë