SAVONA - Një shqiptar i ka dhënë fund jetës në Itali, duke u varur në shkallët e pallatit ku jetonte. Ngjarja ka ndodhur në lokalitetin e Sportones, në Savona, kur mëngjesin e sotëm, një 38-vjeçar emri i të cilit nuk është bërë i ditur, është varur tek shkallët e pallatit.

Emigranti ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ka qenë një grua që po zbriste nëpër shkallët ajo që e ka parë shqiptarin të varur dhe menjëherë ka kërkuar ndihmë. Disa persona të tjerë kanë ndërhyrë për ta shpëtuar, duke e hequr nga rripi i pantallonave ku ishte varur.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe mjekët e urgjencës, por nuk kishte asnjë shpresë për të. Policia ka bërë të ditur se, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas problemeve familjare, pasi disa javë më parë gruaja e tij kishte ardhur në Shqipëri, bashkë me tre fëmijët.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)