Itali- Një 43-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën ditën e djeshme në Olbia të Italisë, pasi ra nga skela në një kantier ndërtimi.
43-vjeçari shqiptar i identifikuar si Bashkim.B, ra nga lartësia prej dhjetë metrash duke ndërruar jetë në vendngjarje.
Sipas “La Reppublica”, punëtori shqiptar prej dy muajsh ishte shkëputur nga puna për shkak të një dëmtimi që kishte marrë dhe kishte shkuar pranë kantierit thjeshtë për të takuar kolegët e tij, të cilët në atë kohë kishin qenë duke punuar.
Megjithatë, ende nuk dihet arsyeja përfundimtare pse 43-vjeçari është ngjitur në një nga skelat, nga e cila ka rënë pasi ka humbur ekuilibrin.