ITALI – Një punëtor shqiptar është plagosur me thikë ditën e djeshme (19 qershor 2024) nga një italian, via Mulino di Giulianova.
Sipas medias italiane RaiNews, italiani 35-vjeçar ka plagosur me thikë në krah shqiptarin pas një konflikti, për arsye ende të paditura.
Autori është arrestuar nga karabinierët dhe akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë. 35-vjeçari ndodhet në burgun e Peskarës.
Ndërsa shqiptari – me precedent penal – ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Mazzini në Teramo.