Pasagjerët ajrorë europianë që niseshin dhe kishin destinacion Italinë e gjetën veten të bllokuar në aeroportin italian gjatë mesditës së të shtunës, për shkak se kontrollorët e trafikut ajror mbajtën një grevë urie për 4 orë rresht, nga ora 12:30-16:30 me orën lokale.
Kjo shkaktoi një kaos të madh në trafikun ajror të disa linjave. Në Fiumicino të Romës, shumica e udhëtarëve kishin mbërritur në aeroport pa njohuri paraprake mbi grevën duke e gjetur veten të bllokuar.
“Nuk kemi pasur asnjë ide për këtë. Më duhet të telefonoj në shtëpi për të parë nëse dikush mund të na ndihmojë. Nuk e dimë as ku ka ndonjë pikë për shërbimin e klienti”.-shprehet një nga pasagjerët
Ndërsa një turiste kanadez, e cili duhej të shkonte në një manastir të shek12 në jug të Bridnisit duket se e ka gjetur një zgjidhje. “Unë nxitova për të ardhur në kohë, por kur erdha më thanë që ishte anuluar.
Më pas u drejtuam për të parë një opsion tjetër të mundshëm dhe besoj se kemi gjetur diçka. Mund të fluturojmë këtë mbrëmje në 18:20 nga Bari dhe më pas të marrim një anije për në Brindisi, ose mund të fluturojmë nesër dhe ata mund të na kompensojnë hotelin”.
Kompania Ryanair tha se kishte anuluar 96 fluturime që përfshijnë shërbime nga Mancester në Bolonjë, Londër-Trieste dhe Liverpool-Pisa.
Ndërsa Easyjet tha se rreth 60 fluturime mund të prekeshin nga greva, përfshirë këtu edhe 20 udhëtime që niseshin nga Britania dhe kishin destinacion këtë vend.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO