ITALI - Një 32-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri ndaj ish-gruas së tij, djalit të tij 2-vjeçar dhe një mikeshe të ish-bashkëshortes. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Peruxhias, ku 32-vjeçari pasi ka ndjekur ish-gruan ka qëlluar ndaj tyre.
Nga mediat italiane mësohet se ish-gruaja kishte djalin në krah dhe ndodhej në krahun e pasagjerit në makinën e mikeshës së saj, në momentin që Riccardo Bazzurri ka qëlluar në drejtim të tyre.
Nëna 24-vjeçar dhe djali janë plagosur të dy në kokë, por nuk dihet nëse janë prekur të dy nga i njëjti plumb apo jo. Pas kësaj 32-vjeçari Bazzurri ka vendosur pistoletën në kokën e tij duke u vetëqëlluar.
Fatmirësisht deri tani asnjë nga personat e plagosur nuk ka humbur jetën. Djali 2 vjeçar është transportuar me helikopter për ndihmë më të specializuar në Firenze, ndërsa tre të plagosurit e tjerë janë shtruar menjëherë në spitalin e qytetit për të marrë mjekimimin e nevojshëm.
Gjendja shihet më e rënduar dy gratë dhe fëmijën, ndërsa nuk raportohet për gjendjen shëndetësore të autorit të krimit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com