Itali, qytetarët e Salentos ngrihen
kundër gazsjellësit TAP, kërkesat

Itali, qytetarët e Salentos ngrihen<br />kundër gazsjellësit TAP, kërkesat
PUGLIA - Salento kthehet për ti thënë jo gazsjellësit TAP që do të lidhë Shqipërinë me Italinë dhe që do të dalë në brigjet e San Foca.

Qytetarë, anëtarë të shoqërisë civile, eksperte, zyrtarë të Komunës, janë bërë të gjithë bashkë dakord për një “kundër raport”, që thekson të këqijat e këtij projekti. Ata i kanë bërë një apel edhe parlamentarëve të Puglias, të cilëve u kanë kërkuar të “dëgjojnë zërin e tokës”.

Pjesmëmarrësit në këtë takim të thirrut nga Qytetarët Aktivë dhe Transparencën e Rajonit të Puglias, kanë theksuar në një letër se, “popullsia ka dhënë edhe një herë fjalën e saj kundër projektit TAP, (gazsjellësit Trans Adriatik Pipeline), duke demonstruar edhe faktin se, nuk është një vepër strategjike, por që shkatërron ambientin dhe ekonominë e
zonës”.

Në letër theksohet se, turizmi, peshqit, pasuri nën ujore dhe kultura e territorit janë jashtëzakonisht nën rrezik për shkak të gazsjellësit, që nga Shqipëri shkon në Itali.

Qytetarët, komitetet, shoqatata, adminsitrata komunale dhe ekspertët në Puglia janë kundër këtij projekti. Ndërkaq, për ditën e sotme është parashikuar që projekti i gazsjellësit të ratifikohet, ndërsa është thirrur edhe një takim i shoqërisë ku janë të ftuar edhe parlamentarët e Puglias.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Gazetari Flamur Vezaj: Distancohem, s’kam pasur asnjë ndërhyrje nga Artan Hoxha për persona të përmendur në dosjen e Suel Çelës

Gazetari Flamur Vezaj: Distancohem, s’kam pasur asnjë ndërhyrje nga Artan Hoxha për persona të përmendur në dosjen e Suel Çelës