ITALI- Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë regjistruar 224 raste të reja me COVID-19, 38 persona më pak se ditën e djeshme. Ndërsa të vdekur janë 24 raste dhe të shëruar 440.
Numri total i të infektuarve shkon në 238.499, i të shëruarve 182 mijë e 893 persona dhe numri i të vdekurve në 34.634 persona.
Në rajonin e Lombardisë, ku u kryen 7.825 tampona, pati 128 raste të reja dhe 13 vdekje. Të shtruar në spital me simptoma janë 2,314 pacientë, prej të cilëve 148 në kujdes intensiv.
Tabela me të dhënat e të prekurve nga COVID-i
Komento