Italia po të bëhet vendi i parë në botë që do ta bëjë riciklimin dhe krizën klimaterike një lëndë të detyrueshme për nxënësit e shkollës.
Ministri italian i arsimit tha se 'Shkollat do përfshijnë agjendën e OKB për zhvillim të qëndrueshëm. Që nga shtatori i vitit të ardhshëm, në shkolla, një orë në javë që do ti dedikohet temave si ngrohja globale dhe ndikimi i njeriut në planet".
Fioramonti tha se "shumë lëndë tradicionale, siç janë gjeografia, matematika dhe fizika, do të studiohen në një këndvështrim të ri të lidhur me zhvillimin e qëndrueshëm" dhe se "e gjithë ministria po ndryshon në mënyrë që qëndrueshmëria dhe klima të jenë në qendër të modelit arsimor". "Unë dua ta bëj sistemin e arsimit italian të parin që vendos mjedisin dhe shoqërinë në qendër të asaj që mësojmë", shton ministri.
Ministri Lorenzo Fioramonti është një anëtar i lëvizjes pro-ambjentit dhe më herët ka propozuar taksa për biletat e avionëve, plastikën dhe ushqimet me sheqer në mënyrë që të gjenerohen fonde për edukimin dhe mirëqënien.
Madje edhe projektbuxheti i qeverisë për vitin 2020, i prezantuar këtë javë në parlament, përfshin një taksë mbi plastikën dhe pijet me sheqer.
Sondazhet kanë treguar se 80 për qind e italianëve mbështesin taksën mbi sheqerin dhe fluturimet por prodhuesit e industrisë kundërshtojnë taksën mbi plastikën duke argumentuar se masa penalizon produktet por jo sjelljen dhe rëndon mbi konsumatorët.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45%
-
I keq
21.5%
-
As i mirë as i keq
33.5%
Vota total: 954
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kërcënimi nga Rusia/ Rilindje për 'Eurofighter', Evropa po blen avionë luftarakë miliarda dollarësh
24 Dhjetor, 22:05
-
Autoritetet e reja të Sirisë të hapura për hetimin e krimeve të Assadit
24 Dhjetor, 08:26
-
Jemeni sulmon Izraelin me raketë, 16 të plagosur në Tel Aviv!
21 Dhjetor, 22:50
-
Lindja e Mesme/ Al Jolani: Nuk duam konflikte, edhe gra në qeverisje! OKB: Procesi politik në Siri të jetë gjithëpërfshirës! Hapet aeroporti i Damaskut
18 Dhjetor, 09:34
-
Lufta në Gaza e Siri, Trump telefonatë me Netanyahun: Marrëveshje për pengjet dhe armëpushim, ndryshe...! Al-Jolani takon të dërguarin e OKB
16 Dhjetor, 08:33
-
I dërguari i OKB-së në Siri thirrje për heqjen e sanksioneve nga BE dhe SHBA
15 Dhjetor, 16:22
-
OKB e shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në Mianmar
13 Dhjetor, 07:29
-
OKB miraton rezolutë për armëpushim të menjëhershëm në Gaza, pranohet nga shumica! Izraeli dhe SHBA kundër
12 Dhjetor, 13:54
-
Moska: Bashar al-Assad strehohet në Rusi! Irani: Terroristët do të sulmojnë Irakun
11 Dhjetor, 07:40
-
Letra e Thaçit për FSK-në në veri, "ende e vlefshme"
3 Dhjetor, 11:31
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Trump: Pengjet në Gaza të lirohen deri më 20 janar, përndryshe përgjegjësit do ta paguajnë shtrenjtë
2 Dhjetor, 15:01
-
'Bota është në heshtje'/ Dëshmia prekëse në OKB e Tanya Haj-Hassan, mjekes vullnetare në Gaza (VIDEO)
30 Nëntor, 22:32