Ekonomia italiane ka rënë sërish në recension. Këtë e tregojnë shifrat e fundit zyrtare, pas analizimit të dy 3-mujorëve të fundit. “Italia ka një grumbull të madh të borxhit të qeverisë. Shteti ka nevojë për rritje për të shlyer detyrimet. Ka pasur një rritje shumë të dobët, e cila është një pengesë e madhe për Italinë”, thonë ekspertët e ekonomisë europiane.
Sipas tyre, GDP-ja, vlera e të gjitha mallarave dhe shërbimeve në vend është tkurrur me 0.2 % në 3-mujorin e dytë të vitit. “Nëse Prodhimi i Brendshëm Bruto i një vendi shkon për dy 3-mujorë në ulje, atëherë vendi ka rënë në recension”, thonë ekonomistët.
Në fund të vitit të kaluar, u duk se Italia do të dalë nga recensioni pasi u vu re një rritje e vogël në 3 muajt e fundit, por që atëherë shifrat erdhën duke u pakësuar.
Por, Banka e Italisë tha muajin e kaluar se GDP-ja kishte përparuar me 9% që nga kriza financiare e vitit 2007. Ndërsa shifrat tregojnë se prodhimi industrial është rritur me 0.9% që nga maji deri në muajin qershor, që shënon edhe rritjen më të madhe në 5 muaj.
Kjo tkurrje e papritur e ekonomisë mësohet të jetë një goditje për kryeministrin Matteo Renzi, i cili që kur erdhi në pushtet në muajin shkurt premtoi kryerjen e reformave për ringritjen e ekonomisë. Por, reformat deri më tani kanë qenë të kufizuara. Parashikimet ekonomike për 2014-ën e kanë çuar rritjen ekonomike në 0.8%, me një deficit prej 2.6% të GDP-së. Por, pa një rimëkëmbje, ka spekullime se qeveria mund të ketë nevojë për një tjetër buxhet për të mbajtur defiçitin nën tavanin e GDP-së së BE, prej 3%.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com