Roje bregdetare thekson se thirrjet për shpëtim kanë ardhur nga të paktën 17 anije të ndryshme, të cilat ndodheshin në det të hapur.
Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) ka deklaruar se të paktën 1826 emigrantë kanë vdekur deri tani në përpjekje për të kaluar Mesdheun, shifër kjo pothuajse 30-fish me e madhe se ajo e vitit të kaluar.
Në operacionin e shpëtimit, kanë marrë pjesë dhe anijet irlandeze, gjermane dhe belge. Sipas OKB-së rreth 40,000 emigrantë janë përpjekur të kalojnë Mesdheun që nga fillimi i vitit deri në fund të prillit.
Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)
