Itali, rrëmbimi i biznesmenit
gjykim të shpejtuar për Shotën

Itali, rrëmbimi i biznesmenit<br />gjykim të shpejtuar për Shotën
XHENOVA - Prokuroria e Xhenova ka kërkuar gjykim të shpejtë për Emiliano Shotën, shqiptarin 23-vjeçar të arrestuar për pengmarrjen e biznesmenit Andrea Calevo. Shota u ekstradua drejt Italisë në datën 28 gusht 2013, pas arrestimit në Shqipëri.

Fillimisht 23-vjeçari nga Kruja u arrestuar nga policia shqiptare pasi ishte bërë shpallja në kërkim e tij nga policia italiane e Xhenovas, pasi kishte arrestuar pjesëtarët e tjerë të bandës që akuzohen për rrëmbimin me qëllim marrjen e shpërblimit të biznesmenit italian, ngjarje e ndodhur në 16 dhjetor të vitit 2012.

Ai u rrëmbye sapo kishte dalë nga vila e tij në kodrat e Lericit, në Liguria dhe u lirua në 31 dhjetor të vitit 2012. Shota bashkë me një bashkëkombas të tij, i cili është në kërkim i kishin humbur gjurmët pasi kishin lënë të lirë biznesmenin.

Pas ekstradimit në Itali, Emiliano Shota nuk ka pranuar që të flasë, shkruan Liguria notizie. Për të gjithë të arrestuarit, është ngritur akuza e rrëmbit. Gjyqi do të zhvillohet në gjykatën e La Spezia.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit