ITALI - Gjergj Kastriot Skënderbeu tani ka një rrugë të gjithën për vete. Ky nder erdhi për të pranë rrugës Baldissero në qytetin e Chierit, afër Torinos në Itali.
Qyteti i Chierit ka ndryshuar toponiminë, duke i vënë rruges një emër që lidhet me komunitetin shqiptar në Itali.
Komuna e Chierit dhe “Vatra Arbëreshe” në Itali kanë rënë dakort që kësaj rruge t’i vënë emrin Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1405-1468).
Inaugurimi është bërë ditën e dielë, ku të pranishëm kanë qenë qytetarë të Chierit, por edhe pjesëtarët e komunitetit arbëresh në Itali.
Emërimi i kësaj rruge me emrin e heroit tonë kombëtar vjen në kuadër të festimeve të 100-vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar, si nder dhe kënaqësi për të gjithë shqiptar kudo që jetojnë, jo vetëm në Itali.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com