ROME- Tentoi t’i dhuronte foshnjën e tij të vogël 2 muajshe ndonjë automobilisti me zemër të mirë, pasi nuk kishte mundësi të kujdesej vet.
Për këtë arsye, një shqiptar 28 vjeçar, është arrestuar dje në darkë nga policia italiane, në Villasmundo, fraksion i Melillit-t rreth 30 kilometra nga Sirakuza.
Ai u akuzua për tentativë për të braktisur një të mitur.
Vogëlushja është dërguar në urgjencën e spitalit “Umberto I” të Sirakuzës. Shqiptari i cili gjendej në një pikë karburanti, iu afrua disa automobilistëve duke u propozuar të kujdeseshin për vogëlushen e lindur 5 gushtin e shkuar, pa kërkuar asgjë në shkëmbim.
Në këtë moment u lajmëruan karabinierët të cilët ndërhynë dhe arestuan personin në fjalë. Gjatë natës u arrit edhe në gjurmët e të ëmës së vogëlushes. Ajo ishte një rumune 27 vjeçare e cila u denoncua, informon ANSA.
Redaksia online
(ed/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com