ITALI- Një ish-futbollist shqiptar padit për mashtrim drejtorin teknik të një skuadre futbolli, duke i kërkuar 90 mijë euro dëmshpërblim.

Më konkretisht bëhet fjalë për shqiptarin Ruis Zenuni, i cili paditi për mashtrim kreun teknik të Akuilës Ercole Di Nicola.

Nëpërmjet avokatëve Gulio Lazzaro dhe Corrado Imarisio, ata kërkuan 90.000 euro shpërblim për dëm kundër familjes.

Ankesa është parashtruar për shkak se, sipas prokurorisë, ka pasur mosanëtarësim të lojtarit, për të cilin familja kishte paguar 28 mijë euro për ushqim, strehim dhe udhëtim, pa luajtur një lojë.

Nicola ka mohuar gjithmonë akuzat duke pretenduar se nuk kishte përfituar financiarisht nga familja e të riut, duke përmendur se nuk kishte marrë 16.000 euro, siç pretendonte familja. Seanca e ardhshme do të mbahet më 23 shtator, përpara gjykatësit të vetëm Giuseppe Grieco.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)