Itali, Sanremo mes këngës
ironisë, kritikave e politikës

Itali, Sanremo mes këngës<br />ironisë, kritikave e politikës
SANREMO- Edicioni i 63-të i Festivalit të Muzikës italiane në Teatrin Ariston nisi me veprën “Va pensiero” e operës Nabucco të kompozitorit të njohur italian Giuseppe Verdi. Një fillim shpërthyes i dy prezantuesve, Luciana Litizzetto dhe Fabio Fazio. Luciana Litizzetto e cila e veshur me një fustan të zi erdhi në teatër me karrocën e Hirushes dhe bëri një monolog të pasur mbi aktualitetin dhe fushatën zgjedhore në Itali. Ndërsa Fabio Fazio foli për bashkimin e Italisë. Të dy prezantuesit më të dashur të ekranit televiziv italian nuk kursyen batutat mbi politikanët.

 “Më kthe lekët e IMU-s pëpara se të votoj”, satirizohet ish kryeministri italian Silvio Berlusconi i cili ka premtuar të rimbursojë taksën mbi shtëpinë e parë. Një tjetër ndërhyrje e rrezikshme siç u cilësua nga kritika ishte puthja mes tyre e një çifti homoseksualësh nga Torino të ciltë treguan në skenë historinë e tyre. Të ftuarit e natës së parë në teatrin Ariston ishte komiku më i kërkuar Maurizio Crozza. I ftuari më i pritur i mbrëmjes bëri hyrjen i maskuar si Berluskoni dhe këndoi kwngwn ”E mrekullueshme” por pati reagime me fishkëllima nga publiku në sallë dhe thirrje “Jo politikë në Sanremo”.

Fazio menjehërë ndërhyri duke thënë se duhet të dëfrehemi dhe mos të përfitojmë nga Festivali i Sanremo-s për t’u bërë tw famshëm vetëm me dy thirrje. Më pas i erdhi radha të ftuarit tjetër Felix Baumgartner austriaku që tejkaloi shpejtësinë e zërit. Dhe në fund Toto Cotugno, veterani i Festivalit që bëri bujë me këngën "Insieme" . Në këtë mbrëmje kënduan 7 këngëtarë të njohur ku prezantuan çdonjëri prej tyre nga dy këngë në garë ndërsa sonte do të jenë 7 debutues të tjerë. I pari që hapi garën muzikore ishte idhulli i XFactor-it Marco Mengoni me këngët Bellissimo dhe L’essenziale.

Festivali u trasmetua në trasmetim direkt edhe në Eurovision si dhe në disa shtete të tjera evropiane.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ