ITALI - Mjeku italian i prekur nga Ebola në nëntorin e një viti më parë mësohet të jetë shëruar plotësisht.

Lajmi u dha nga vetë ai gjatë një konference për shtyp. Ky i fundit falenderoi personelin shëndetësor duke thënë se së shpejti do të kthehet në Afrikë për të përfunduar misionin e nisur.
 
Shërimi i mjekut është përshëndetur nga ministrja italiane e Shëndetësisë dhe kryeministri Matteo Renzi duke e cilësuar shërimin e mjekut demonstrim i asaj që personeli shëndetësor italian janë të aftë për të bërë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)