Itali, sherr në burg mes shqiptarëve
dhe rumunëve, për tavolinën e letrave

Itali, sherr në burg mes shqiptarëve<br />dhe rumunëve, për tavolinën e letrave
IMPERIA - Sherr masiv mes shqiptarëve dhe rumunëve në burgun e Imperias në Itali, për shkak të tavolinës së letrave. Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, gjatë kohës së ajrimit të të burgosuve.

Në sherr janë përfshirë dhjetë të dënuar, shqiptarë dhe rumunë, e në spital ka përfunduar një nga shqiptarët pasi është nevojitur një kujdes shëndetësor. Lajmi është bërë i ditur gjatë ditës së sotme nga sindikata e Policisë së Burgjeve.

“Zënka ka qenë e shkurtër dhe e egër, por nuk ka pasur pasoja të rënda për shkak të ndërhyrjes së shpejtë të policisë”, deklaroi Roberto Martinelli, sekretari i Përgjithshëm Sindikatës së Policisë së Burgjeve, shkruan La Stampa.

Ndërkaq deri më tani janë denoncuar 5 prej të dënuarve të cilët janë përfshirë në sherr ditën e hënë në mëngjes (30 shtator 2013). Sipas ndërtimit të fakteve, shkak i sherrit ka qenë lirimi i një tavolinë për të luajtur letra.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik