ITALI- Stuhitë të fuqishme kanë përfshirë qytetet e Veronës, Vicenzës dhe Padovas në Itali me shi dhe breshër.
Disa prej rrugëve janë pushtuar nga uji dhe përmbytur makinat ndërsa pemët janë thyer nga era e fortë. Në Verona në shumë zona janë dëmtuar vreshtaritë ndërsa kryetarët në bashkitë e këtyre rajoneve kanë shpallur gjendjen e krizës. Sot do të bëhet edhe një përllogaritje e dëmit të shkaktuar.
Ndërsa për kënaqësinë e atyre që do donin të shkojnë për ski, dëbora ka zbardhur me 20 cm zonën e skive të akullnajës Stelvio në nivelin mbi 2200 metra.