ITALI - Një bandë e trafikut të lëndëve narkotike është shkatërruar ditën e sotme nga ana e policisë italiane, ku në pranga kanë rënë 17 shqiptarë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave policia italiane ka ekzekutuar vendimin e arrestit për 17 shqiptarët emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur ende.

Sipas mediave italiane shqiptarët akuzohen për trafik narkotikësh dhe lidhje të tyre me krimin. Arrestimet janë kryer në disa qytete, konkretisht në krahinat e Romës, Arezzos, Reggio Emilias, Raguzë dhe Leçes.

Po ashtu theksohet se gjatë hetimeve janë arrestuar në flagrancë 25 persona të tjerë, ku janë sekuestruar 30 kg kokainë si dhe 2 ton marijuanë.


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)