Itali/ Shkatërrohet banda italo-shqiptare e grabitësve, arrestohen 6 persona mes tyre një shqiptar (VIDEO)

ITALI- Shkatërrohet banda italo-shqiptare e grabitësve, ku u arrestuan 6 persona mes tyre një shqiptar 29-vjeçar që e quante veten 'Duce', një prej udhëheqësve të grupit.

Sipas medias italiane, ishin 17 raste të ndodhura në Biella, Novara dhe Perugia, ku banda terrorizonte banorët.

Ata i vidhnin banesat duke mbajtur me vete armë pa leje, shkopinj apo thika,  ku kryesisht gjurmonin vila e vepronin kur pronarët ishin në gjumë.

Tashmë janë 11 të dyshuar, që enden të lirë e janë vënë në kërkim nga policia.

Hetimet e policisë filluan në nëntor të vitit 2016, pas disa raporteve për vjedhje banesash.

Në të gjithë Piemonten u regjistruan gjithsej 180 mijë euro të vjedhura nga banda, ku një pjesë e parave u investuan për të blerë makinat me të cilat vepronin e  lëviznin.

Gjatë hetimit, u sekuestruannjë kilogram bizhuteri ari.

Sipas komandantit të operacionit, nënkolonel Giuliano Gerbo, ai nuk ishte një grup i ngulitur, por lëviznin në vende të ndryshe për t'u mos u gjurmuar.

"Ky nuk është një grup i improvizuar, por profesionistë që janë të mirëorganizuar dhe të gatshëm për veprime të dhunshme. Banda preferoi shtëpi të izoluara dhe veproi kryesisht në orët e mbrëmjes", është shprehur kapiteni Giovanni Piscopo, komandant i kompanisë së karabinierëve Rivoli.

Tani të arrestuarit ndodhen në polici dhe pritet zbardhja e të gjitha vjedhjeve që kanë bërë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta e nis ditën vrullshëm, bën palestër me pesha të rënda dhe premton: 4 milionë shqiptarë plus

Meta e nis ditën vrullshëm, bën palestër me pesha të rënda dhe premton: 4 milionë shqiptarë plus