Policia italiane ka shkatërruar një grup kiminal që merrej me trafikun e drogës dhe prostitucionit në Viareggio. 16 persona janë arrestuar ku mes tyre 9 janë shtetas shqiptarë.
 
Hetimet e policisë italiane kanë filluar që në muajin shtator, ndërsa operacioni i stotëm është koduar “Labirinti”, ku nga ky operacion është mësuar mënyra e funksionimit të këtij grupi kriminal që sipas policisë italiane ishte i mirëstrukturuar. 

Gjithçka nisi duke ndjekur gjurmët e disa prej pjesetareve te bandes që sillnin sasive të konsiderueshme të marihuanës nga Italia veriore (Milano dhe Borgomanero) duke zynuar tregun e lulëzuar të drogës në Versilia. Pas gjurmimit të trafikanteve, policia arriti të identifikojë një grup të shqiptarëve që kujdesej të kryente dërgesat dhe pastaj nga ana tjetër e rishisnin marihuanën për shitësit e drogës të cilët ishin përgjegjës për tregun me pakicë. 
 
Boshtin kryesor të bandës e mbanin 6 shqiptarë, ndërsa shefi i tyre ishte 29 vjeçari Tauland Marku. Një tjetër figurë e shquar në organizimin e grupit sipas policisë italiane ishte dhe shqiptari Markeldo Dragusha, përgjegjësi për prostitucionin. 

Gjithashtu pas kontrolleve në 15 banesa janë sekuestruar 115 gram kokainë, 108 gr hashash, 2 kg marijuanë, një gram heroine si dhe 32.000 euro.

​Shqiptarët e arrestuar në Itali: Taulant Marku, Mareldo Dragusha, Kreshnik Lleshi, Dritan Selmani, Bledar Marku, Miklovan Legisi, Mareglen Mhillaj, Gentjan Cizmja dhe Mareldo Dragusha


Tauland Marku
    (Në foto disa nga të arrestuaritGiulio Bianchi, Dragusha Mareldo, Ghaouari Oussama,
        Francesco Gherardi, Legisi Miklovan, Llesci Kreshnik, Maurizio Mari, Tauland Marku,
        Bledar Marku, Mareglen Mhillaj, Narciso Cristian Petrucci, Luca Poli, Davide Quarta
)



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)