Itali, shkatërrohet organizata
shqiptare e drogës, 54 në pranga
Droga e sekuestruar)

Itali, shkatërrohet organizata<br />shqiptare e drogës, 54 në pranga<br />Droga e sekuestruar)
MODENA - Një organizatë kriminale e drejtuar nga shqiptarët është shkatërruar nga policia e Modenës.

54 urdhër-arreste janë ekzekutuar nga policia, ndërsa 48 korrierë janë vënë në pranga në flagrancë. Policia ka vënë në hetim edhe 162 persona, 74 të tjerë të identifikuar.

Gjatë operacionit të koduar "Bishti", sipas pseudonimit të njërit prej shqiptarëve që drejtonte rrjetin, janë sekuestruar 26 kg lëndë narkotike, nga të cilat 23 kg heroinë “broun sugar” dhe “rosa”, 3 kg hashash dhe 700 gr kokainë.
 
Këto janë shifrat e operacionit antidrogë e kuesturës së Modenës, që ka shpartalluar mëngjesin e sotëm organizatën kriminale të specializuar në shitjen e drogave.

Operacioni është zhvilluar njëkohësisht në nëntë qytete të veriut të Italisë: Modena, Bari, Ferrara, Milano, Parma, Piacenza, Reggio Emilia, Siracusa e Trieste, shkruan Modenaonline.
 
Hetimet kanë lejuar kapjen e grupit kriminal të drejtur nga shqiptarët dhe të përbërë nga shqiptarë dhe afrikano veriorë. “Veprimtaria” kryesore e organizatës ishte trafikimi ndërkombëtar i heroinës, si edhe shpërndarja e saj në Modena, gjithë krahinën e Emilia Romagnas dhe një pjesë të mirë të Veriut  të Italisë.
 
Për të shkuar në Itali, droga ndiqte rrugën, Turqi-Shqipëri dhe më pas në veriun e Italisë. Gjatë kontrollimeve janë sekuestruar edhe 50 mijë euro, nëntë makina, dy motoçikleta, armë dhe municione.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Kush po i nxit 'kosovarët' të ndjehen superior dhe ta urrejnë Shqipërinë?

Kreshnik Spahiu: Kush po i nxit 'kosovarët' të ndjehen superior dhe ta urrejnë Shqipërinë?