Itali/ Shpejtësia skëterrë dhe nervozizmi e tradhtojnë, 30-vjeçari shqiptar kapet duke trafikuar 4 kg kokainë me ‘Audi’

Itali/ Shpejtësia skëterrë dhe nervozizmi e tradhtojnë, 30-vjeçari shqiptar kapet duke trafikuar 4 kg kokainë me ‘Audi’

Kokaina e sekuestruar shqiptarit në Itali

Itali- Policia Rrugore e Lucca në Itali, në bashkëpunim me atë të Massa, arrestoi përgjatë autostradës A12, një shqiptar të dyshuar si trafikant droge, i cili lëvizte me rreth 4 kg kokainë në makinën e tij.

Aksioni është kryer rreth orës 20:00 të së hënës (14 Tetor), kur patrulla në Viareggio, pas një raportimi nga kolegët e tyre nga Policia e Autostradës Pontremoli, ndaloi për një kontroll përgjatë karrexhatës jugore një “Audi” me targa italiane dhe me një person të huaj në bord, që udhëtonte me shpejtësi të lartë dhe të rrezikshme.

Shoferi, një 30-vjeçar shqiptar, ka shfaqur menjëherë nervozizëm pasi është ndalur në një vend shtrirë. Pas kontrolleve në automjet, efektivët zbuluan një qese plastike me tre blloqe me lëndë të dyshuar narkotike, e cila më pas rezultoi se ishte kokainë, shkruan “Lagazzettadiviareggio”.

Droga dhe makina u sekuestruan menjëherë në cilësinë e provës materiale, kurse shqiptari u dërgua në burgun e Lucca.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë