Patrulla "Borsini" transportoi të shtunën deri në portin e "Pozzallo"-s, në Siçili,166 persona, ku 14 gra dhe 34 minorenë, ndërkohë që frigata "Fasan" zbarkoi të njëjtën ditë në Augusta, një tjetër port siçilian, 198 migrantë, ku 24 femra dhe 61 minorenë, sipas një komunikate të marinës.
Anija e madhe anfib "San Giusto" mbërriti sot në mëngjes në portin kalabrez të "Reggio Calabria" me rreth 1 700 persona të kombësive të ndryshme në bord, ku kishte disa qindra fëmijë, sipas të njëjtave burime.
Një javë më parë, marina italiane kishte deklaruar se shpëtoi më shumë se 2 700 persona, dhe duke filluar nga data 1 janar migrantët e shpëtuar në kuadrin e operacioneve "Mare Nostrum" arrin tashmë 100 mijë persona. Më 30 korrik shifrat zyrtare flisnin për 93 mijë imigrantë./ATSH/