Një shqiptar që jeton në Chieti, Thanas Beqari, u arrestua nga policia italiane me akuzat e kundërshtimit të policisë dhe lëndime personale.

Shqiptari raportohet nga mediat italiane se ka kundërshtuar me dhunë, duke i gjuajtur me shkelma, grushta dhe një rrip policët, për t’i penguar ata të ekzekutonin procedurën e esktradimit (kthimit) të tij duke e shoqëruar në kufi.

Për shkak të dhunës që ka ushtruar shqiptari kundër dy policëve, ata kanë marrë lëndime që u duhet të marrin veten për 10 ditë.

Gjyqtarja e një gjykate në Chieti, Isabela Allieri ka konfirmuar arrestimin duke dhënë masën e arrestit shtëpiak për Beqarin. Procesi gjyqësor ndaj tij do të mbahet më 1 shtator.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)