Ka nisur zbatimin në praktikë marreveshja e bashkëpunimit e nëntor të vitit të kaluar mes prokurorisë shqiptare dhe drejtorisë kombëtare të antimafias italiane. 

Në kuadër të kësaj marrveshje bashkëpunimi mes dy organeve hetimore, kryeprokuorir i përgjithshëm Adriatik Llalla, po zhvillon bisedime në Romë me prokurorin e antimafias italiane, Franco Roberti, lidhur me çështje konkrete të krimit të organizuar, si edhe të pastrimit të parave.

Objket i besedës në këto takime janë raste hetimore që kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve në të dy anët e kufirit.  Në këtë kuadër, Prokuroria Shqiptare dhe Drejtoria e Antimafias së Italisë vendosën ngritjen e Skuadrave të Përbashkëta Hetimore, struktura të cilat kanë histori suksesi gjatë veprimtarisë së tyre ndërmjet vendeve të Bashkimit Europian. 

Dy strukturat kanë nisur aplikimin e “shkëmbimit spontan të informacionit”, një teknikë që mundëson kombinimin e informacionit në kohë reale, nën koordinimin e zyrave qendrore të marrëdhënieve me jashtë. 

Kjo teknike ishte një ndër arritjet më të rëndësishme të Memorandumit të Bashkëpunimit të nëntorit të kaluar, e cila mundëson komunikimin dhe më pas goditjen e njëkohshme të grupeve kriminale që operojnë në të dy anët e kufirit.



Redaksia Online
(Shqiptarja.com)