Itali-Shqipëri, Gaiani: Të thellohen
më tej urat e bashkëpunimit

Itali-Shqipëri, Gaiani: Të thellohen<br />më tej urat e bashkëpunimit
DURRES- ”Shqipëria është prioritet për investimet italiane”- tha ambasadori i Italisë Massimo Gaiani në konferencën "Bashkepunimi ekonomik italo-shqiptar në Qarkun e Durrësit" e cila u zhvillua në qytetin e Durrësit.

“Shqipëria ofron mjaft mundësi për biznesin italian. Bizneset në këtë vend për 10 apo 15 vitet e ardhshme do të jenë fitimprurëse për shkak të kostos së ulët dhe krahut të lirë të punës. Tirana është mjaft e lidhur me Italinë madje është më e lidhur se sa vetë qytetet e jugut të Italisë. Janë 19 linja ajrore që lidhin Shqipërinë me Italinë. Janë 500 mijë shqiptarë në Itali të cilët janë një faktor tepër i rëndësishëm për marrëdheniet mes dy vendeve tona. Shqiptaret e njohin mjaft mirë Italinë në të gjitha drejtimet por nuk ngjet kështu nga ana e tjetër pasi italianët vazhdojnë të ruajnë imazhet e Shqipërisë së vjetër kur sapo ajo doli nga 50 vitet e regjimit komunist. Por ndërkohe sot është një realitet krejt tjetër pasi Shqipëria ofron mjaft oportunitete për investime në mjaft sektorë".- nënvizoi
ambasadori italian duke theksuar nevojën e thellimit të urave të bashkëpunimit mes 2 vendeve.

Në këtë veprimtari morën pjesë zvministri i Financave Alfred Rushaj

Konferenca “Bashkëpunimi Ekonomik Italo-Shqiptar në Qarkun e Durrësit” u organizou nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit, Veneto Promozione dhe Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) . Konferencë mori shkas nga projekti “RI.QUA”, drejtuar nga Veneto Promozione, i cili parashikon një mision në Durrës, me takime mes sipërmarrjeve italiane dhe shqiptare që veprojnë në sektorët Hotel-Restoran-Katering (HO.RE.CA.).

Konferenca parashikon rreth 160 takime të ndërsjella (B2B), mes 25 sipërmarrjeve italiane dhe 50 sipërmarrjeve shqiptare, si dhe vizita pranë disa ndërmarrjeve shqiptare.  Konferencë ka qëllimin të theksojë përsëri dobinë që sjell rritja e shkëmbimeve ekonomike mes Italisë dhe Shqipërisë, edhe në kapërcimin e vështirësive aktuale ekonomike dhe financiare.

Dëshmi e metejshme dhe e palëkundshme e lidhjes mes dy vendeve është pikërisht prania e 230 sipërmarrjeve italiane në Qarkun e Durrësit, ndër 342 sipërmarrjeve të huaja.

Redaksia online

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Media: Armëpushimi në  Liban do të shpallet sonte pas orës 22:00

Media: Armëpushimi në Liban do të shpallet sonte pas orës 22:00