/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Është një ndeshje historike ndeshja, që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme mes Italisë dhe Shqipërisë në Xhenova , Itali.
Këtë e ka thënë vetë Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavechio gjatë një takimi me Presidentin e FSHF-së, Armando Duka. Tavechio, duke theksuar se Italia dhe Shqipëria janë dy popuj miq.
"Itali-Shqipëri, ndeshje historike mes dy popujve miq", ishin fjalët e kreut të federatës italiane të Futbollit.
Presidenti i FSHF-s, Duka, ka bërë të ditur se kjo ndeshje pritej prej vitesh nga shqiptarët.
"Është një ndeshje që në Shqipëri pritej prej vitesh, pasi miqësia mes dy popujve ka rrënjët shumë herët në histori. Kjo ndeshje do të ketë rëndësi për njerëzit në nevojë. Ekipet të japin maksimumin", tha Duka.
Miqësorja mes Italisë dhe Shqipërisë do të luhet në orën 20:45? në stadiumin "Luigji Ferrari" në Xhenova dhe fondet që do të grumbullohen prej saj do të shkojnë për bamirësi
/Shqiptarja.com