Intervistë me Luigi Triggiani, Drejtor i Selisë së Unioncamere Puglia në Shqipëri
TIRANE, 28 Maj /ATSH-E,Xhajanka/- Drejtori i Selisë së Unioncamere Puglia në Shqipëri Luigi Triggiani, tha të enjten në një intervistë për ATSH-në, se "biznesi puliez po rrit interesin për të ndërmarrë sipërmarrje të reja në Shqipëri".
Ndërsa Unioncamere Puglia në Shqipëri, vijoi ai, që është e pranishme prej vitesh në Tirane, është shndërruar në një faktor të rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit reciprok ndërmjet biznesit shqiptar dhe atij italian, duke u evidentuar si një mundësi reale për rritjen e kapaciteteve të punësimit, të perspektivës dhe në forcimin e bashkëpunimit mes Italisë dhe Shqipërisë.
Kreu i Dhomës Triggiani, theksoi se, misioni i Unioncamere Puglia në Shqipëri, është rritja e mëtejshme e  prezencës së biznesit puljez në Shqipëri dhe mbështetja e aktiviteteve sipërmarrëse italo-shqiptare që operojnë në vendin tonë. I pyetur për sektorët më tërheqës që adresojnë risi e potenciale zhvillimi, zoti Triggiani shpjegoi se "investimet mund të intensifikohen në sektorin e manifakturës dhe në atë të shërbimeve, por jo vetëm. Ka disa sektorë në të cilët, bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, nuk ka pasur peshën e duhur, si bujqësia dhe mjedisi".
"Me mjedisin, thekson shefii Selisë së Unioncamere Puglia në Shqipëri, nuk mendoj vetëm për atë që ka të bëjë me burimet e energjive të rinovueshme, por me vlerën e pasurisë mjedisore si kapital për turizmin dhe për prodhimet agroushqimore"-thaTriggiani. Duke u ndalur në facilitetet që i krijon qeveria përmirësimit të klimës së biznesit dhe investitorëve të huaj, Triggiani shprehet se, "lehtesirat fiskale jane gjithnje pika te rendesishme ne progresin e zhvillimit te biznesit. Ndersa kerkese oferta nxit një konkurrencë te vazhdueshme".
Në këndvështrimin e një drejtuesi që njeh dhe hulumton ecurinë e zhvillimit gjeo-politiko-ekonomike të biznesit, Luigi Triggiani thotë se, sfidë e Unioncamere Puglia-s, mbetet tërheqja e investimeve të përbashkëta shqiptaro-italine sidomos nga sipërmarrjet e vogla dhe të mesme të cilat i përgjigjen të njëjtës strukturë edhe në Itali. "Puglia, me pak përjashtime, dallohet për vitalitetin e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme (janë rreth 300.000 ndërmarrjet e regjistruara në Dhomat tona italiane të Tregtisë), të cilat janë të pranishme në sektorë aq të ndryshëm prodhimi"-tha ai.
Duke vlerësuar SME-të si protagoniste në momentet e vështira ekonomike, Triggiani shprehet se, për Unioncamere Puglia, sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, të organizuara dhe të internacionalizuara, janë garancia e vetme e suksesit afatgjatë. I afirmuar tashmë në fushen e menaxhimit te biznesit, si drejtues i Unioncamere Puglia në Shqipëri, Triggiani, thotë se këtë vit, ashtu si edhe vitin e më parshëm, Unioncamere Puglia regjistron rreth 2000 kërkesa për informacion dhe asistencë nga kompani italiane dhe shqiptare.
"Vetëm në 5-muajt e fundit, falë asistencës se Dhomes janë krijuar rreth dhjetë shoqëri në joint-venture me ortakë nën shtetas italianë dhe shqiptarë. Lypset punë, shpejtësi, koherencë dhe transparencë që burimet më të mira të vendeve tona të tërhiqen drejt bashkepunimit dhe zhvillimit", thotë Triggiani.
/f.n/