Në Torino të Italisë prej ditësh po zhvillohet panairi ndërkombëtar i Slow Food, aktivitet ky që i ka mbledhur bashkë shefat nga e gjithë bota.
Në këtë aktivitete të gastronomisë ndërkombëtare, edhe Shqipëria merr pjesë, e cila do të përfaqësohet nga dy shefat e kuzhinës, Altin dhe Sokol Prenga.
Shqipëria do të paraqitet ndryshe nga vendet e tjera, ku përveç prezantimit me kuzhinën shqiptare, do te prezantohet edhe me muzikën, këngët dhe vallet tona shqiptare.
Report Tv ka siguruar edhe recetën e kuzhinierit shqiptar Sokol Prenga me të cilin do të përfaqësoj Shqipërinë në këtë panair. Ndërkohë mediat italiane kanë shprehur vlerësim për shefin e kuzhinës shqiptare Altin Prenga.

(Receta e kuzhinierit shqiptar Sokol Prenga)
Prestigjozja italiane La Stampa e konsideron Altin Prengën si një ndër shefat më të mëdhenj të Slow Food-it.
Prenga së bashku me dy shefat e tjerë Michel Bras, Olivier Roellinger do të referojnë në Torino mbi një temë e cila po tërheq vëmendjen e të gjithëve: në një moment kur shefat e kuzhinës janë shndërruar në star televiziv a është e mundur të krijojet një raport mes kuzhinës dhe fshatarëve, peshkatarëve dhe prodhuesve.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO