Itali, shqiptarët shkaktojnë
aksidentin dhe rrahin shoferin

Itali, shqiptarët shkaktojnë<br />aksidentin dhe rrahin shoferin
RAGUZA - Fillimisht provokojnë një incident rrugor dhe më pas rrahin edhe drejtuesin e makinës tjetër bashkë me pasagjerin duke i qëlluar me një krik dhe kavo elektrike, deri në momentin që ka ardhur policia.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në rrugën “Fontana”, në Raguza, rreth orës 18.00 kur një “Mercedez”, i drejtuar nga një shqiptar dhe me një bashkëkombas në sediljen e pasagjerit është përplasur me një makinë “Peugot” që drejtohej nga një vendas i cili ishte bashkë me një tunizian.

Sipas policisë lokale, aksidenti është shkaktuar nga “Mercedezi”, pasi ka hyrë gabimisht në rrugë. Mendohet se, dy shqiptarët të cilët nuk janë kapur nga policia, kanë qenë të dehur. Sherri është shuar menjëherë nga një patrullë policie, e njoftuar nga banorët e zonës.

Qytetari nga Raguza me inicialet S. S., 30 vjeç, ka marrë disa plagë në fytyrë, pasi është goditur disa herë, ndërsa tuniziani me inicialet K. Y., 34 vjeç që udhëtonte me të ka marrë disa goditje në gju, duke pësuar shembje.

I plagosuri i treti është njëri nga shqiptarët me inicialet, N. K., 32 vjeç, i cili pasi ka marrë mjekim në urgjencë, duke përfituar nga hutimi i policisë është larguar nga spitali. Ndërsa shqiptari tjetër ishte larguar që para se të vinte policia, në drejtim të një pylli aty pranë.

Shqiptarët janë akuzuar për “drejtim të mjetit në gjendje të rëndë” dhe “dhunë”.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania