ITALI- Një shqiptar 28-vjeçar është arrestuar pasi ka kërcënuar me thikë arkëtaren e një supermarketi. Sipas mediave italiane, shqiptari i drejtoi thikën arkëtares së supemarketit dhe  mori paratë që ndodheshin në arkë.  Gruaja që u kërcënua ka bërtitur e tmerruar dhe një punonjës tjetër i supermarketit ka lajmëruar policinë.

Policia në Kremona të provincës së Lombardisë, ka arrestuar shqiptarin dhe  pak më tutje gjetën edhe armën e ftohtë me të cilën u krye vjedhja e rëndë e paratë e grabitura. Sipas policisë italiane, shqiptari ishte akuzuar më parë për trafik droge. Ai u dërgua në Prokurori që të dalë para autoriteteve gjyqësore lokale.