MILANO - Merrte ndihmë ekonomike nga Bashkia e Moncalieri-t, në Itali, por ndërkohë ishte një boss i kokainës. Shqiptari Alfred Tafa, 40 vjeç, është arrestuar nga policia e vendit fqinj për mbajtje dhe trafikim të lëndëve narkotike. Bashkë me të janë prangosur edhe dy bashkëatdhetarë: Arben Tako, 41 vjeç, banues në Torino dhe Kujtim Ukthace, 42 vjeç, me qëndrim në Moncalieri.
Hetimet, që filluan në fund të vitit 2008, çuan në zbulimin e grupit që furnizonte me kokainë disa klientë në Torino, mes të cilëve biznesmenë të vegjël dhe tregtarë. Policia ka sekuestruar edhe 250 gramë kokainë shumë të pastër dhe ka prangosur edhe dy italianë që nga banda shqiptare blenin pesë deri dhjetë gram kokainë njëherësh.
Alfred Tafa ka pranuar para karabinierëve se ka vënë një pasuri të vërtetë me shitjen e drogës: 100 mijë euro në banka dhe një vilë në Shqipëri që kap vlerën e 200 mijë eurove. Prej kohësh, Tafa, që jetonte në Itali bashkë me gruan, merrte edhe një ndihmë ekonomike nga Bashkia e Moncalieri-t ku rezultonte si familje me vështirësi financiare.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com